Tanja Fajon: Nuk mund ta tradhtojmë përsëri Shkupin

Maqedonia

Tanja Fajon: Nuk mund ta tradhtojmë përsëri Shkupin

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 10:58
Tanja Fajon

Jo vetëm populli i Maqedonisë Veriore, e ardhmja e të cilit është padyshim në Bashkimin Evropian, por edhe Parlamenti Evropian, i cili mbetet mbështetje e fortë dhe aleat i Maqedonisë Veriore - ka thënë Tanja Fajon, kryetare e Komitetit të Stabilizim Asociimit të Parlamentit Evropian,për gazetën "Danas", duke vlerësuar vendimin e Bullgarisë për të bllokuar fillimin e bisedimeve të Maqedonisë Verioreme Bashkimin Evropian.

Në të kaluarën, ka thënë ajo, Maqedonia Veriore ka konfirmuar shumë herë se nuk ka asnjë alternativë për rrugën e BE-së dhe se nuk ka asnjë alternativë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

- Nuk mund t'i tradhtojmë përsëri. Duhet të gjejmë një zgjidhje me Bullgarinë në frymën e dialogut dhe të kthejmë besimin e tyre në këtë proces. Shtetet anëtare kanë një mundësi tjetër për të vendosur deri në fund të vitit dhe t'i inkurajojnë që të hapin derën për në BE për miqtë tanë nga Maqedonia Veriore, sepse ata e meritonojnë atë - përfundon Tanja Fajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat