Biden i shkruan kryeministrit Zaev: Pres bashkëpunim intensiv mes dy vendeve, kemi sfida globale

Maqedonia

Biden i shkruan kryeministrit Zaev: Pres bashkëpunim intensiv mes dy vendeve, kemi sfida globale

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:03
Joe Biden

Joe Biden i shkruan Zoran Zaevit.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, pranoi letrën nga presidenti i sapo zgjedhur u Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në të cilën falënderohet kryeministri Zoran Zaev për urimin e zgjedhjes së Biden për president të SHBA-ve.

“Presidenti i sapo zgjedhur, Joe Biden, në emër personal dhe në emër të nënkryetares Kamila Harris, me falënderime për urimin dhe thekson se ai hyn në detyrë në kushte të jashtëzakonshme me sfida globale serioze, prej coronavirusit deri te ndryshimet klimatike, që i tejkalojë kufijtë shtetërore dhe për të cilat është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërkombëtar”, thuhet në njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp.

Në letër, shtohet më tej, presidenti i sapo zgjedhur, Joe Biden shkruan se pret bashkëpunim mes tij dhe kryeministrit Zaev për këto çështje si dhe për çështjet që janë në interes të dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat