Simevski: Mërgimtarët nuk do të përfshihen te numri i përgjithshëm i popullatës

Maqedonia

Simevski: Mërgimtarët nuk do të përfshihen te numri i përgjithshëm i popullatës

Më: 21 janar 2021 Në ora: 21:34
Apostoll Simevski

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simevski thotë se personat të cilët mungojnë gjatë kohë nuk do të hynë te numri i përgjithshëm i popullatës, por do të regjistrohen me qëllim, siç thotë ai, të përcaktohen karakteristikat e tyre.

“Qëllimi është që kur të krijohet politike të dihet nëse kanë emigruar persona të mençur dhe si janë profilet e personave që kanë ikur nga vendi”, tha Simovski në televizionin Telma.

Ai shtoi se shumë njerëz janë nënshkruar në regjistrim duke u frikësuar se nuk do të mund të marrin shtetësinë dhe do t;u merret e drejta e pronës në shtet.

“Kështu shumë qytetarë me deklaratë të rreme kanë deklaruar se janë në shtet”, tha Simevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat