Të shtëna mes policisë dhe dy personave në Shkup

Maqedonia

Të shtëna mes policisë dhe dy personave në Shkup

Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Përplasje si në skena filmi kanë ndodhur dje mes policisë dhe dy vjedhësve të makinave në Shkup. Sipas policisë, fillimisht një 51 vjecar, me adresë banimi në rrugën “Sreqko Puzhallka” ka njoftuar në MPB se është vjedhur makina e tij “Ford Fiesta.

Më vonë, patrulla policore e ka vërjtur makinën në lagjen “Maxhari” dhe ka filluar ta ndjekë. Kur e kanë vërejtur policinë, dy vjedhësit kanë zbritur nga makina dhe kanë filluar të ikin.

Njëri prej tyre ka gjuajtur me armë drejt policisë, por nuk e ka qëlluar.

Edhe njëri prej policëve ia ka kthyer, duke gjuajtur me revole në ajër në shenjë ndalimi.
Vjedhësita kanë arritur të ikin, kurse policia veturën ia ka kthyer pronarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat