Aksident në Stenkovec/ Përplasen dy vetura, lëndohen 5 persona

Maqedonia

Aksident në Stenkovec/ Përplasen dy vetura, lëndohen 5 persona

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident sonte ka ndodhur në Stenkovec të Shkupit ku dy vetura janë përplasur duke shkaktuar kështu pesë të lënduar.

Mercedesi me targa të Shqipërisë dhe vetura Mazda janë ndeshur në afërsi të pompës së benzinës në Stenkovec.

Përplasja ka ndodhur në momentin kur automjeti Mazda me targa të Shkupit i ka prerë rrugën me qëllim që të hyjë në pompën e benzinit Mercedesit me targa të Shqipërisë që vinte në drejtim të Shkupit.

Të pesë persona të lënduar janë dërguar në spital, nga kjo përplasje nuk ka të vdekur dhe janë jashtë rezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat