MPB ngrit kallëzim penal kundër inspektorit që u arrestua dje në Kërçovë

Maqedonia

MPB ngrit kallëzim penal kundër inspektorit që u arrestua dje në Kërçovë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Reparti i Punëve të Brendshme – Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.R (51) nga Tetova, inspektor shtetëror për mjedisin jetësor.

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje të ryshfetit” dhe kundër S.A (40) nga fshati Falishtë e Tetovës për kryerjen e veprës penale “ndihmesë”.

“Më 22.04.2021 A.R duke kryer detyrën zyrtare në Kërçovë, nga një pronar ka kërkuar dhe ka marrë 200 euro, në mënyrë që të përgatisë raport inspektimi për kompaninë e tij në të cilën ai do të konkludojë se nuk ka parregullsi në funksionimin e saj”, thonë nga MPB.

Dje u raportua se inspektori nga Tetovë është arrestuar në Kërçovë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur katër mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat