Në spitalet e Maqedonisë po trajtohen 806 pacientë nga coronavirusi

Maqedonia

Në spitalet e Maqedonisë po trajtohen 806 pacientë nga coronavirusi

Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Numri i përgjithshëm i pacientëve me coronavirus të cilët trajtohen në departamentet infektive në Shkup dhe në spitale në të gjithë vendin është 806, ndërsa ka rreth 864 shtretër spitalorë të lirë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e kaluara, 22 pacientë të rinj janë shtruar në spital në Qendrat Covid në Shkup për shkak të ndërlikimeve me coronavirusin, ndërsa po trajtohen gjithsej 340 persona. Në 24 orët e kaluara, 67 pacientë të kuruar janë lëshuar në shtëpi.

“Numri i pranimeve në ditët e kaluara në qendër – qendrat në Shkup po zvogëlohet dhe këtë mëngjes deri në orën 8:00 kishte 330 shtretër t[ lirë, dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar të lirojnë vendet shtesë”, thonë nga MSH.

Nga atje ata thonë se të gjitha departamentet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat