54 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia

54 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 14:38
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 3764 teste të bëra, 54 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup 16, ndjekur nga Tetova me 9, Manastiri dhe Dibra me nga 6, Kumanova 5, Koçani 3, Gostivari dhe Strumica me nga 2, ndërsa nga 1 rast i ri është shënuar në Prilep, Kavadar, Ohër, Radovish dhe Vallandovë, informon MSH.

Të shëruar janë regjistruar 12 pacientë, ndërsa në këto 24 orë nuk ka asnjë viktimë si pasojë e virusit korona.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 401.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat