MPB vazhdon me kontrolle, 196 gjoba vetëm në Shkup

Maqedonia

MPB vazhdon me kontrolle, 196 gjoba vetëm në Shkup

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.10.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur 196 vozitës, prej të cilëve 40 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për vetura të paregjistruara ose teknikisht të parregullta.

Janë shqiptuar edhe 13 masa për shfrytëzim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për kalim në të kuqe, 5 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoçikletave dhe 72 të tjera për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.

Ata i ftojnë shoferët që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat