Me kë do të hyjë në koalicion Lëvizja Besa, flet zëdhënësja e shtabit të Tetovës

Maqedonia

Me kë do të hyjë në koalicion Lëvizja Besa, flet zëdhënësja e shtabit të Tetovës

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:44
Elma Sherifi

Lëvizja Besa ka vazhduar aktivitetet e saja në komunat Tetovë dhe Zhelinë, komuna këto në të cilën Kasami dhe Sejdiu garojnë në raundin e dytë kundër BDI-së.

Zëdhënësja e shtabit zgjedhorë Tetovë, Elma Sherifi ka shpjeguar rrjedhën e aktiviteteve.

Ajo ka njoftuar se Kasami vazhdon të bisedojë me tetovarët për projekte konkrete dhe shprehet e bindur se kreu i Besës, do të jetë kryetarë i ardhëshëm i Tetovës.

Njofton se koalicion Besa ka vetëm me qytetarët që duan ndryshimin.

“Bilall Kasami po diskuton me tetovarët për projektet konkrete të cilat do të fillojë t’i realizojë menjëherë par marrjes së udhëheqjes me komunë e Tetovës, gjë e cila tashmë është punë e kryer. Gjatë ditëve në vijim ne do të vazhdojmë me vizita në vendbanime të ndryshme për të falënderuar të gjithë ata që vendosën për ndryshimin. Sa i përket përkrahjes nga partitë e tjera politike, siç e ka potencuar edhe kryetari i Besës, Ne jemi në koalicion me qytetarët dhe vetëm prej tyre pres përkrahje pa rezervë.”,- tha zëdhënësja e shtabit në Tetovë të Lëvizjes Besa, Elma Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat