ASH: Pas dy dekadave dështime e krime, askush nuk mban përgjegjësi

Maqedonia

ASH: Pas dy dekadave dështime e krime, askush nuk mban përgjegjësi

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 21:59
ASH

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se është rëndë të mposhtësh një, siç e quajnë ata, sistem hibrid dhe kriminal që mban peng jetën e qytetarëve në RMV, e më së shumti të atyre shqiptar.

“Përgjegjësi politike nuk ka mbajtur partia e integristëve që për dy dekada nuk arriti të ndërtojë 2 kilometra autostradë. Përgjegjësi nuk mbajtën as për djegien e 14 qytetarëve të Tetovës në spitalin modular. Askush nuk mbajti përgjegjësi as për rrokullisjen e autobusit. Për dy dekada premtoni hapjen e një vendkalimi kufitar dhe nuk e bëtë, dy dekada Zajazi nuk ka kanalizim, nxënësit shqiptarë në shumë vendbanime ende nuk mund të mësojnë në gjuhën amtare”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Ata shtojnë se po të mos ishin forcat progresive nga opozita ende BDI do të ishte në pushtet me Nikolla Gruevskin dhe vendi nuk do të ishte anëtarësuar në NATO.

“Ju nuk u turpëruat as për ofendimet në enciklopedi, në tekstet shkollore dhe as kur ju thanë se shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare”

“Përgjegjësi do të ketë, si për ata që vjedhin vullnetin e qytetarëve ashtu dhe për ata që tani e dy dekada vjedhin edhe pasurinë e qytetarëve. Përgjegjësi do të ketë edhe për metodat mafioze për të shpëtuar përkohësisht regjimin hibrid dhe për çdo krim që është bërë deri më tani. Përgjegjësisë nuk do të mund t’i ikni dhe askush nuk do të mund të ju shpëtojë”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat