OBRM-PDUKM: Qeveria të sigurojë 250 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria të sigurojë 250 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:14
Foto

Është më se e qartë se kriza energjetike do të zgjasë më shumë se 30 ditë dhe se do të duhet të zgjatet në përputhje me ligjin, tha në konferencën e sotme për media në Kuvend, deputet nga OBRM-PDUKM, Vllado Misajlovski.

Grupi i tij parlamentar kërkon që të mbahet seanca e Kuvendit për zgjatjen e krizës energjetike.

“Ne si grup parlamentar me prezencën tonë do të ndihmojmë në sigurimin e kuorumit për të”, tha Misajlovski, i cili përkujtoi se situata e krizës e miratuar më 9 nëntor me kohëzgjatje prej 30 ditësh, duhet të përfundojë më 8 dhjetor.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së tha se Qeveria po përballet pa sukses me krizën dhe në emër të grupit parlamentar vendosi dy kushte për vetë seancën.

“Së pari kërkojmë që të sigurohen 250 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike të qytetarëve dhe kompanive për të parandaluar goditjen shtesë të çmimeve dhe inflacionin.

Së dyti, kërkojmë që të sigurohen para për të gjitha komunat që nga fillimi deri në fund të krizës energjetike u përballën me ndërprerje të kontratave nga furnitorët, pra të mbulojnë diferencën ndërmjet kontratës së lidhur fillimisht dhe çmimit aktual të energjisë elektrike. Këto mjete duhet të sigurohen nga Qeveria dhe në këtë mënyrë të ndihmohen kompanitë dhe qytetarët”, tha Misajlovski, duke paralajmëruar se gjendja është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk duhet lejuar që kriza energjetike të rrezikojë edhe më shumë standardin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat