Bashkia e Shkupit fillon procesin e vetingut për drejtorët e ndërmarrjeve publike

Maqedonia

Bashkia e Shkupit fillon procesin e vetingut për drejtorët e ndërmarrjeve publike

Më: 24 janar 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit informon se për herë të parë në qytetin e Shkupit është iniciuar procedura e vetingut për drejtorët e emëruar të ndërmarrjeve publike.

Do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit. Kjo është një masë sistematike për të eliminuar mundësitë për korrupsion brenda qytetit dhe për të parandaluar çdo konflikt interesi. Sot ky proces ka filluar me drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe do të vazhdojë me drejtuesit e sektorëve”, tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, pas takimit me drejtorët e ndërmarrjeve publike.

Ajo shtoi se secili prej drejtorëve tashmë ka plotësuar një pyetësor në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe ka nënshkruar një deklaratë ku thuhet se nuk ka konflikt interesi në punën e tyre.

Në këtë mënyrë, Bashkia e Shkupit filloi në mënyrë aktive të punojë në përmirësimin e integritetit të vetëqeverisjes lokale me qëllim të zvogëlimit të dukshëm dhe eliminimit të shkeljeve të rënda të procesit të punës lidhur me korrupsionin”, shtoi Arsovska.

Zbatimi i procesit të vetingut ishte një nga premtimet parazgjedhore të kryetares Arsovska.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat