Shkup: 131 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Maqedonia

Shkup: 131 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:11
Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni informon se dje (25.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 gjoba, nga të cilat 16 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë për drejtim të automjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike.

“Janë vendosur dy gjoba për shofer fillestar, 10 sanksione për të folur në celular, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, shtatë sanksione për kalimin e sinjalit të kuq të mbyllur”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat