Gashi: Politika ka dështuar nëse vazhdon ikja e të rinjve nga vendi

Maqedonia

Gashi: Politika ka dështuar nëse vazhdon ikja e të rinjve nga vendi

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 18:43
Gashi

I pari i Alternativës, Afrim Gashi ikjen e të rinjëve nga vendi e vlerëson si një fatkeqësi të madhe që mund ti ndodhë vendit. Sipas Gashit nëse ikja e të rinjve vazhdon të rritet atëherë politika ka dështuar.

“Ka një kriter që unë e vlerësoj punën e partisë time se ku kam qenë dhe ku jam është një kriter mjaft i rëndësishëm. Nëse vazhdojnë të na ikin të rinjtë tanë politika na ka dështuar duke e mbuluar një fatkeqësi nuk mbulohet pikërisht një fatkeqësi tjetër vetëm duke ja thënë emrin e vërtetë fatkeqësisë mund të zgjidhet problemi”, është shprehur Gashi.

“Nëse janë zgjedhjet në vitin 2024 mendoj se kushdo që është pjesë e qeverisë duhet të japë llogari dhe ta pranoj dështimin.

Veprimi i fundit që e bënë një njeri është kur i vdes shpresa e fundit atëherë ai ikë nga vendi duhet që në të bëjmë çmos që të rijntë mos të na ikin”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat