Kolona automjetesh në vendkalimin kufitar në Bogorodicë

Maqedonia

Kolona automjetesh në vendkalimin kufitar në Bogorodicë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Kolona automjetesh mëngjesin janë vërejtur sot në vendkalimin kufitarë “Bogorodicë” për të hyrë në Greqi.

Kolonat e gjata janë shkaktuar për shkak të motit të mirë dhe “fundjavës së zgjatur” për qytetarët e Maqedonisë për shkak të festës së ardhshme, por edhe për faktin se fqinji ynë jugor ka zbutur rregullat për hyrje në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, bëri të ditur pak kohë më parë se heqja e masave do të zbatohet nga maji deri në fund të verës.

Të pavaksinuarit do të mund të hyjnë lirisht në vend pa test për coronavirus./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat