LSDM është për njësi zgjedhore

Maqedonia

LSDM është për njësi zgjedhore

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 21:39
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM thonë se janë që vendi të jetë një njësi zgjedhore, por kërkojnë edhe ndryshime tjera në Kodin Zgjedhor.

“Për t’iu afruar një reforme serioze, nuk duhet të flasim vetëm për një njësi zgjedhore dhe uljen e deputetëve, por duhet të diskutojmë anomali më të gjera në Kodin Zgjedhor. Duhet të shikojmë rekomandimet e OSBE-së për momentin e aderimit për ndryshime në Kodin Zgjedhor një ditë para zgjedhjeve. Duhet ta ndryshojmë gradualisht në një procedurë efikase. Dy vjet më parë LSDM tha se është për një njësi zgjedhore”, tha deputetja e LSDM-së, Viktorija Arsovska-Madiq.

Sipas saj, partia ende nuk mund të thotë konkretisht se cili do të jetë pragu zgjedhor.

“Duhen bërë analiza, propozime cilat janë anët negative dhe pozitive të atij pragu, si një reformë kaq e madhe. Do të jetë një proces i gjatë dhe i gjerë. Nuk kemi debat të hapur brenda partisë për këtë”, tha Madiq për “Telma”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat