LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së me porosi të Mickoskit tentojnë të krijojnë tensione dhe incidente

Maqedonia

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së me porosi të Mickoskit tentojnë të krijojnë tensione dhe incidente

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:38
LSDM

LSDM akuzon deputetët e OBRM-PDUKM-së se me porosi të Mickoskit po tentojnë të nxisin tensione dhe incidente, që të mbrojnë krimin.

Nga atje thonë se çdoherë kur Kuvendi debaton për ligjin për gjyqësi, deputetët e OBRM-PDUKM-së janë nervoz, destruktiv, nxisin tensione, i dhunojnë deputetët dhe të punësuarit në Kuvend, ndërsa shpesh tentojnë edhe të provokojnë dhe të bëjnë sulme fizike.

“Publiku është i bindur se OBRM-PDUKM është fajtori që e shkaktoi incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane, por kjo nuk është hera e parë. Paraprakisht, deputetët e OBRM-PDUKM-së janë sjellë në mënyrë arrogante dhe të vrazhdë si ndaj Komisionit për Sistemin Politik dhe Komisionit për Arsim, kur kryetarët e komisioneve janë sulmuar fizikisht nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM i kalon të gjitha kufijtë e normalitetit dhe mirësjellje, por ta dinë se kotë po krijojnë tensione, përgjegjësi për çdo krim do të ketë, krimi nuk mbrohet me shkatërrimin e Kuvendit”, thonë nga LSDM.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat