Kolona me vetura, deri në një orë pritje në pikën kufitare Tabanovc

Maqedonia

Kolona me vetura, deri në një orë pritje në pikën kufitare Tabanovc

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, për hyrje në vend ka filluar të ketë pritje nëpër pikat kufitare.

Në vendkalimin kufitar Tabanovc, pritja është rreth një orë, ndërsa për dalje nga pika kufitare Bogorodicë pritet 15 deri në 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton AMSM.

Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur dhe po zhvillohet pa pengesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat