LSDM: Gjithmonë në momente vendimtare për Maqedoninë, Mickoski mundohet t’i dëmtoj interesat shtetërore

Maqedonia

LSDM: Gjithmonë në momente vendimtare për Maqedoninë, Mickoski mundohet t’i dëmtoj interesat shtetërore

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Partia në pushtet, LSDM thotë se asesi nuk mund të arsyetohen veprimet e liderit të partisë opozitare OBRM-PDUKM që i bën si formë revolte dhe mos pranimi ndaj propozimit francez.

Është fals dhe hipokrit shqetësimi i pretenduar i Hristian Mickoskit dhe partisë së tij për propozimin francez. Edhe pse gjatë procesit i’u ofrua, Mickoski refuzoi që OBRM-PDUKM të marrë pjesë në grupet punuese për kontestin me Bullgarinë”, thonë nga LSDM.

Sa herë që shteti përfshihet në proceset kyçe për të ardhmen evropiane, Mickoski dhe OBRM-PDUKM qëndrojnë anash, përhapin lajme të rreme dhe i dëmtojnë pozitat dhe interesat e shtetit. Kështu është edhe tani që e kemi propozimin për fillimin e negociatave me BE-në, me të cilin kemi një formulim të pastër në gjuhën maqedonase, pa fusnota, kur çështjet historike nuk janë më pjesë e procesit të negociatave. Kur një proces i gjerë dhe gjithëpërfshirës konsultimi është duke u zhvilluar, Mickoski bën propozime të vonuara dhe organizon protesta të dhunshme. Edhe një herë dëshmon në veprime se për të nuk janë aspak të rëndësishme interesat e shtetit dhe të qytetarëve, por me vetëdije vepron për interesat e dikujt tjetër. Qytetarët e shohin dhe do ta vlerësojnë sjelljen e tillë të papërgjegjshme antishtetërore të Mickoskit”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Kujtojmë se mbrëmë simpatizantë të OBRM-PDUKM-së dolën në protestë para objektit të qeverisë kundër propozimit francez, cili sipas tyre do ti asimiloj ata dalë ngadalë në bullgar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat