Shqiptohen 55 masa kundër transportuesve që transportojnë nxënës në Maqedoni

Maqedonia

Shqiptohen 55 masa kundër transportuesve që transportojnë nxënës në Maqedoni

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka kryer kontrolle ndaj automjeteve që të transportojnë nxënësit e shkollave, me çka janë shqiptuar 55 masa.

“Gjatë ditës së djeshme (15.03.2023) në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer kontrolle të intensifikuara të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve.

Gjatë kontrollit janë konstatuar 55 kundërvajtje rrugore, nga të cilat gjashtë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për mjet të paregjistruar dhe 21 automjete janë dërguar për kontroll teknik”, thuhet në njoftimin e MPB.

Nga atje shtojnë se kontrolle në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të rritur sigurinë e transportit të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat