MASIT-Maqedoni: Rrjetet sociale duhet të drejtohen për qëllime edukative, jo të shfuqizohen

Maqedonia

MASIT-Maqedoni: Rrjetet sociale duhet të drejtohen për qëllime edukative, jo të shfuqizohen

Më: 12 maj 2023 Në ora: 09:44
MASIT

Mjetet dhe kanalet e komunikimit si rrjetet sociale dhe forma të tjera duhet të synojnë qëllimet arsimore dhe jo të shfuqizohen. Kjo kërkon një koncept dhe strategji të integruar që përfshin të gjitha palët e përfshira, duke filluar nga prindërit, shkollat, shërbimet profesionale, institucionet dhe e gjithë shoqëria, thonë nga Oda Ekonomike për Informacione dhe Komunikime Teknologjike – MASIT në lidhje me iniciativat për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut dhe rrjetet tjera sociale në vend, pas vrasjeve masive në Serbi, për të cilat shprehin keqardhje për familjet dhe të afërmit e viktimave.

“Problemi është i shumëanshëm dhe për këtë arsye qasja për zgjidhjen e tij duhet të përfshijë rregullimin e duhur të përmbajtjes së postuar në rrjetet sociale, si dhe edukimin e prindërve dhe fëmijëve për përdorimin e rrjeteve sociale me fushata për t’i përdorur ato për të nxjerrë në pah të mirat, por dhe anët negative, pra rreziqet e përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale.

Ne besojmë se fëmijët, para së gjithash, duhet të kenë një sistem të ndërtuar vlerash, për atë që është e mirë dhe çfarë është e keqe. Këto vlera vijnë kryesisht nga prindërit dhe edukimi në shtëpi me prezencë dhe përgjegjësi të vazhdueshme, e më pas nga mësuesit, profesorët dhe të gjitha rastet e tjera në mjedisin e afërt të fëmijëve. Ndalimi i mundshëm i rrjeteve sociale nuk do ta zgjidhë problemin, përkundrazi, një media e ndaluar do të zëvendësohet shpejt dhe lehtë nga një tjetër”, thuhet në njoftimin e MASIT.

Nga ana tjetër, siç theksojnë ata, qasja në teknologji është vendimtare në procesin e digjitalizimit, proces ky që sjell përfitime të mëdha për të gjithë shoqërinë dhe që imponohet si një domosdoshmëri e jetesës moderne dhe për rrjedhojë edhe të vetë të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat