Shkupjanët pas tërmeteve ikin në Kumanovë

Maqedonia

Shkupjanët pas tërmeteve ikin në Kumanovë

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 14:12
Shkupjanët pas tërmeteve

Një numër i madh shkupjanësh, janë vendosur në shtëpitë e familjarëve të tyre në Kumanovë, për t’i ikur  serisë së tërmeteve që e kanë përfshirë qytetin e Shkupit.

Bëhet fjalë familjarë të cilët jetojnë nëpër banesa të vjetra dhe të paqëndrueshme në Shkup, të cilat mund të dëmtohen nga dridhjet e shpeshta.

“Kam familjarë në Kumanovë. Pas tërmete të shpeshta na ftuan që të qëndrojmë të ata për një periudhë të shkurtër. Me qetësimin e situatës do të kthehemi në shtëpitë tona”, thotë një shkupjan për agjencinë e lajmeve INA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat