Sot shënohet Dita botërore për ngritjen e vetëdijes për rritjen te fëmijët

Maqedonia

Sot shënohet Dita botërore për ngritjen e vetëdijes për rritjen te fëmijët

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Me moton ‘Fëmijët kanë kohë të shkurtër të rriten, ndërsa tërë jetën të jetojnë me rezultatet’, Shoqata e prindërve të fëmijëve me sëmundje endikronologjike-Rritja në RM, sot do t’i bashkangjitet nismës globale për shënimin e 20 Shtatorit, Ditës botërore për ngrijtjen e vetëdijes për rritjen te fëmijët.

Në Maqedoni për momentin ka 100 deri 110 fëmijë me nevoja në rritje të cilët trajtohen me hormon për rritje, terapi e cila tërësisht është e mbuluar nga shteti. Me këtë hormon arrihen rezultate të shkëlqyera, por vetëm nëse me kohë fillohet me terapi.

Nga Shoqata thonë se njohja me kohë e nevojës në rritje është problem serioz, ndërsa fëmijët shumë vonë kanë mundësi të diagnstifikohen dhe në mënyrë adekuate të trajtohen. Në thelb, shtojnë, problemi qëndron në faktin që fëmijët shumë vonë dërgohen te mjeku adekuat-pediatër specialist endikrinolog për analizë më të hollësishme dhe diagnostifikim të saktë. Shqetësimi për lartësinë zakonisht vjen kur fëmijët janë në moshë më të rritur, më shpesh në klasat më të larta në arsimin fillor. Ky është problem global.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat