Mot jo dhe aq i mirë do të na shoqërojë edhe këtë ditë.
Do të kemi mot të ndryshueshëm, të freskët dhe të vrënët, me reshje lokale të shiut, posaçërisht në pjesën juglindore të vendit. Pritet që të fryjë erë e lehtë jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 7 deri 13°C, kurse ajo ditore do të jetë nga 4 deri 20°C. Shkupi me rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga 9 e deri më 20°C.