‘Nëse Amdi Bajrami është në listën e deputetëve, nuk do të koalicionojmë me Gruevskin’

Maqedonia

‘Nëse Amdi Bajrami është në listën e deputetëve, nuk do të koalicionojmë me Gruevskin’

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 19:06
Amdi Bajrami

Nëse Amdi Bajrami është në listën e zgjedhjeve të ardhshme, Partia e Bashkuar për Emancipim të Plotë të Romëve (PBEPR), nuk do të koalicionojë me OBRM-PDUKM, thonë nga kjo parti.

Siç informohet nga PBEPR, sot në Shkup ka mbajtur një takim mes kryetarit të PBEPR Nexhdet Mustafa dhe sekretarit të përgjithshëm të OBRM-PDUKM Emil Dimitriev, ku Mustafa ka deklaruar se nuk do të bien dakord për një koalicion me partinë në pushtet në qoftë se ajo do ta vendos në listatat për deputet Amdi Bajramin.

Nga PBEPR thonë se një njeri i tillë është një fyerje për romët dhe ata nuk duan të jenë në të njëjtin koalicion me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat