Spasov: Përmes policisë kriminale, duan ta shkatërrojnë reputacionin tim

Maqedonia

Spasov: Përmes policisë kriminale, duan ta shkatërrojnë reputacionin tim

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 14:58
Dime Spasov

Me një skenar të menduar përmes policisë kriminale duan të shkaktojnë dëme në reputacionin tim. MPB lexoi një kumtesë partiake në vend se raporti policor të më dëmtojë, kështu sot u deklarua ministri shtesë i MPPS-së, Dime Spasov.

‘Kam pritur një hetim të drejtë dhe transparent nga ana e Ministrisë së Brendshme e udhëhequr nga LSDM-ja. Por shihet se raporti i Ministrisë së Brendshme që duket më shumë si një kumtesë partiake sesa një deklaratë e raportit të policisë, ku mund të konkludohet se kjo është përpjekje për diskreditimin politik dhe diskualifikim shoqëror. Ky është një abuzim klasik i një institucioni si MPB për të arritur qëllimet politike. Kjo është një përpjekje, një skenar i menduar nëpërmjet policisë kriminale e montazhuar për të shkatërruar reputacionin tim’, tha Spasov.

Ai poashtu tha se ishte goditur me një periudhë të fyerjeve, shpifje, gënjeshtra të mëdha, manipulime, konkstruksione të montuara ndaj emrit tim, tha Spasov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat