Në Ohër polici kërcënon kolegët

Maqedonia

Në Ohër polici kërcënon kolegët

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 15:16
Ilustrim

Një nëpunës policor nga SP në Ohër mbrëmë në një restorant në fshatin Kosel të Ohrit u është kërcënuar dhe u ka thënë fjalë ofenduese disa personave të punësuar në SPB-Ohër.

MPB kumtoi se S.S., i cili ka qenë me uniformë, gjatë kryerjes së detyrave, së bashku me një nëpunës tjetër policor ka qenë i ulur në njërën nga tavolinat dhe ka konsumuar alkool dhe në një moment nga xhepi ka nxjerrë disa fleta ku ka pasur disa kallëzime penale me datë  18.11.2016. Në këtë rast zëshëm ka filluar të dërgojë kërcënime dhe fjalë fyese ndaj personave të punësuar në SPB – Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat