Nënkryetarja e LSDM: Gjuha shqipe është zyrtare!

Maqedonia

Nënkryetarja e LSDM: Gjuha shqipe është zyrtare!

Më: 1 mars 2017 Në ora: 12:34
Radmilla Shekerinska, nënkryetare e LSDM

Radmilla Shekerinska, nënkryetare e LSDM në intervistën për Programin 200 nga Nazim Rashidi tha se për partinë e saj gjuha shqipe është zyrtare. Ligji për gjuhën shqipe, sipas saj, vetëm rregullon përdorimin e saj.

Gazetari Nazim Rashidi, në fillim të programit tha se si gjest për dygjuhësinë intervistën do ta bënte plotësisht në gjuhën maqedonase. Por e pyeti Shekerinskën se kur do të mësonte ajo shqipen.

Ajo tha se kishte filluar ta mësonte më parë dhe se do të vazhdojë ta mësojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat