Gjykata e Apelit akoma nuk ka marrë lëndën e arrestimit të Koçan

Maqedonia

Gjykata e Apelit akoma nuk ka marrë lëndën e arrestimit të Koçan

Më: 12 mars 2017 Në ora: 16:33
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit nuk pranoi se ka marrë lëndën për arrestimin e biznesmenit Sead Koçan nga Gjykata Themelore. Nga Gjykata e Apelit për 24 Vesti thanë se deri ditën e premte nuk ka arritur një lëndë e tillë.

Avokati i Sead Koçan, një ditë më parë deklaroi se klienti i tij nuk është në arrati, por gjenet në udhëtim zyrtar.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, ish ministri i Drentësisë në Maqedoni, Mihajllo Maneveski, akuzoi se PSP-ja për vendimin e paraburgimit të Sead Koçan është paralajmëruar përmes telefonit dhe vendimin për arrestim e quajti si kudërligjor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat