Rrokulliset traktori, ndërron jetë babai i katër fëmijëve në fshatin Orizare

Maqedonia

Rrokulliset traktori, ndërron jetë babai i katër fëmijëve në fshatin Orizare

Më: 19 mars 2017 Në ora: 18:21
Ilustrim

Tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. A.D 46-vjeçar, baba i katër fëmijëve, ka ndërruar jetë të dielën paradite në afërsi të fshatit Allashec, pasi është rrokullisur me traktor.

Ekipe të Policisë dhe Prokurorisë së Kumanovës dhe kanë kryer hetime ndërsa po punohet në zbulimin e shkaqeve që çuan në vdekjen e 46-vjeçarit nga fshati Orizare e Likovës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën. I ndjeri la pas vete katër fëmijë – tri vajza dhe një djalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat