BE: Zgjedhja e mandatarit, hap i rëndësishëm në procesin për formimin e qeverisë - Bota Sot
BE: Zgjedhja e mandatarit, hap i rëndësishëm në procesin për formimin e qeverisë

Maqedonia

BE: Zgjedhja e mandatarit, hap i rëndësishëm në procesin për formimin e qeverisë

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:43
Bashkimi Evropian (BE)

Bashkimi Evropian (BE) ka përshëndetur, të mërkurën, vendimin e presidentit të Maqedonisë, George Ivanov që mandatin për formimin e qeverisë së re t’ia ndajë kreut të LSDM-së Zoran Zaev, gjë të cilën zyrtarët evropianë e kanë vlerësuar si hap të rëndësishëm në procesin e formimit të Qeverisë së Maqedonisë.

Në kumtesën e përbashkët të shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe komisarit evropian për Zgjerim Johanes Hahn, shfaqet shpresa se fryma konstruktive do të vazhdojë të mbretërojë, në mënyrë që Maqedonia përfundimisht të dalë nga kriza politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...