Stoltenberg mirëpret progresin politik në Maqedoni - Bota Sot
Stoltenberg mirëpret progresin politik në Maqedoni

Maqedonia

Stoltenberg mirëpret progresin politik në Maqedoni

Më: 17 maj 2017 Në ora: 19:58
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur të mërkurën vendimin e presidentit të Maqedonisë, George Ivanov për t’i dhënë mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re, duke thënë se ky është një hap i drejtë dhe gjë e duhur për t’u bërë.

Ai ka inkurajuar formimin e qeverisë së re në Shkup dhe një rol konstruktiv nga ana e të gjitha partive politike.

“Është e rëndësishme që vendi të fillojë të fokusohet në reformat e saja të nevojshme”, ka thënë shefi i NATO-s, duke kërkuar nga të gjitha palët në Maqedoni që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për avancimin e vendit drejt aspiratave euro-atlantike.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...