Të mbjellurat në Prilep më pak pësuan nga ngricat pranverore

Maqedonia

Të mbjellurat në Prilep më pak pësuan nga ngricat pranverore

Më: 20 maj 2017 Në ora: 21:01
Ilustrim

Përderisa vazhdon procedura për vlerësimin e dëmeve nga ngricat pranverore mbi pemët dhe kulturat bujqësore, në Prilep nuk kanë pësuar shumë dëme. Hapësirat e mbjellura me luledielli dhe misër janë pothuajse identike me vitin e kaluar, informojnë nga Departamenti i Ministrisë së Bujqësisë,

Duke pasur parasysh, ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë e shpeshta natyrore, kompetentët apelojnë tek bujqit që me kohë t’i sigurojnë të mbjellurat, në mënyrë që të shmanget humbjet financiare.

Pas ngricave të pranverës Ministria e Bujqësisë paralajmëroi se do të kompenzojë dëmet e shkaktuara, ndërsa për momentin akoma është në vazhdë vlerësimi i dëmeve nëpër qytete të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat