Dy kandidatë për ministra rrezikojnë të ndërrohen, pasi që janë pjesë e “bombave”

Maqedonia

Dy kandidatë për ministra rrezikojnë të ndërrohen, pasi që janë pjesë e “bombave”

Më: 29 maj 2017 Në ora: 05:23
Zoran Zaev

Dy deri në tre kandidatë për ministra rrezikojnë të ndërrohen para se të martën të votohen në Kuvend.

Kjo mund të ndodh pasi që mandatari Zoran Zaev, propozimin për përbërjen e kabinetit të tij e ka dorëzuar edhe tek Prokuroria Speciale, e cila do të verifikoj të gjithë kandidatët, se a janë pjesë e bombave të përgjimeve. Por siç mëson INA, dy deri në tre prej tyre mund të rezultojnë që të mos ngelen pjesë e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat