Kush janë kryetarët e partive që i thotë Sela për përgjakjen në Kuvend

Maqedonia

Kush janë kryetarët e partive që i thotë Sela për përgjakjen në Kuvend

Më: 31 maj 2017 Në ora: 13:15
Ziadin Sela i përgjakur nga grupi i kriminelëve sllavomaqedonas.

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela së fundi ka theksuar se “edhe njëherë është e qartë se kush janë porositësit sepse nuk turpërohen dhe ende i mbështesin raportet dhe veprimet e këtilla që i pamë në Kuvend”.

“Ata janë kryetarë partie dhe persona që duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë dhe që janë të bëjnë çmos, që të evitojnë të mos përgjigjen para drejtësisë për veprat penale, për krimin, për korrupsionin që e kanë bërë këto nëntë vite. Edhe njëherë treguan se institucioni deputet për ta nuk ka peshë, me urdhrin që e dhanë dhe vendimin e gjykatës për dënim me kusht për disa persona që ishin direkt për përfshirë në dhunën e 27 prillit”, ka shtuar Sela, gjatë prononcimeve të tij të fundit për dhunën e ushtruar në Kuvend ndaj tij nga huliganë maqedonas dhe persona të policisë.

“Mendoj se nuk ka nevojë për shumë dëshmi, çdo gjë ishte e qartë dhe çdo gjë ndodhi para syve të opinionit. Të gjithë ata që morën të drejtën të futen në Kuvend, duhet të dalin para organeve të drejtësisë nëse duam të kemi shtet të së drejtës”, ka deklaruar kryetari i LR-PDSH Zijadin Sela pasi dha dëshminë e tij pranë Prokurorirë Publike rreth ngjarjeve të 27 prillit ku ai ishte më i lënduari nga të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat