Avokati i Popullit i Maqedonisë pret reforma dhe lehtësime nga programi qeveritar i Zaevit

Maqedonia

Avokati i Popullit i Maqedonisë pret reforma dhe lehtësime nga programi qeveritar i Zaevit

Më: 31 maj 2017 Në ora: 15:11
Ixhet Mehmeti

I pari i institucionit të Avokatit i Popullit, Ixhet Mehmeti ankohet se deri tani nuk janë pranuar udhëzimet e tija, por thotë se ka shpresë se kjo dukuri do të ulet duke u bazuar në programin qeverisës të Zoran Zaevit. Ai e cilëson si “ambicioz” programin qeverisës dhe thotë se reformat e parapara do t’ia lehtësojnë punën Avokatit të Popullit.

Të gjithë këtë e tha në një konferencë për media për shkeljen e të drejtave që u bëhet refugjatëve nga Kosova që migruan në Maqedoni.

TV21 bën të ditur se Avokati i Popullit ka proceduar gjashtë lëndë për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve të ardhur nga Kosova, për të cilët thotë se po u bëhet padrejtësi dhe presion psiqik!

150 nga 605 refugjat nga Kosova që gjendjen në Maqedoni kanë marr “Karton të verdhë” me çka sipas Avokatit të Popullit, çdo moment mund të largohen nga shteti dhe të kthehen mbrapa në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat