Ministri Merko ia nisi punës, ja takimi i parë

Maqedonia

Ministri Merko ia nisi punës, ja takimi i parë

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 22:31
Merko

Pas marrjes së detyrës në digasterin si ministër për Investime të Huaja, ministri Ramiz Merko realizoi takimin e parë zyrtar me z. Bujar Zhuri, drejtori gjeneral i “Nordic Invest Gropup” nga Tirana. Gjatë takimit u disktua për bashkpunim të ndërsjelltë në interes për zgjërimin dhe rritjen e biznes klimës të rajonit dhe vendit tonë.

Në takimin ministri Merko shpalosi prezentimin e planprogramit të tij 100 ditor dhe strategjitë për thithjen e investimeve në vend.

U prezentua edhe plan programi i punës të korporateve potencial që ata ushtrojnë në vendete ndryshme të botës dhe në rajon. “Këta kompani janë të gatshëm dhe të interesuar për tregje të reja të punës siç është Ballkani perëndimor, si një rajon që është në fazën e zhvillimit për një bashkpunim të ndërsjellt institucional dhe partneritetit private publik” potencoi Bujar Zhuri.

“Biseduam gjithashtu edhe hartimin e një plani për harmonizimin e ofetës nacionlae e të bërit biznes në Maqedoni me planin për zhvillimin ekonomik të komunës Strugës” theksoi Merko’ja

Në takimin u bisedua edhe përvojat e deritanishme që kanë pasur kompanitë dhe shfrytëzuesit e ipa-fondeve. të tilla në të kaluarën dhe mundësit për investime të kompanive në sektorët të ndryshëm. “Biseduam mundësitë të reja bashkëpunimi në sfërën e ekonomisë, ku në këtë drejtim do të kemi vizita në shtetin e Shqipërisë me ministiritë e Transportit dhe Infrastrukturës, ministrin e Ekonomisë, ministrin e Energjetiës dhe Industrisë, dhe me Ministrin për Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe projektet zhvillimore që kanë interes të përbashkët rajonal. Gjitashtu u informova me punët dhe pilot-projektet konkrete të kompanive në shtetin e Shqipërisë dhe vendeve tjera fqinje. Besoj se një bashkpunim është më së i nevojshëm për promovimin, si dhe ngritjen e kapaciteteve investuese dhe ekonomike të vendit tonë” shtoi ministi Merko.

Kompanitë të cilët u diskutuan gjatë takimit për bashkpunime dhe për investim potencial në vendin tonë gjatë takimit janë mega brende globale me një trend inovacioni të lart, që veprojnë në shumë sektore të ndryshme.

FRUPOR, kompani Norvegjeze e cila është distiributori dhe prodhuesi më i madh për shtetet Skandinave në prodhimin dhe rritjen e pemëve dhe perimeve dhe nga toka pjellore dhe klima tropikale të shtetit Portugali.

Kompania CALEACCESS është kompani e cila vepron në fushën e zhvillimit të teknologjisë sistemor në aplikacione celular, e fokusuar në rrjetin e komunikimit SMS të pagesave të parqingjeve me pagesë.

Kopmania më prestigjioze turke YAPIMERKEZI, e profesionalizuar në sferën e instalimit të rrjetit hekurudhor dhe të ndërtimtërisë bashkohore.

ALFANAR një ndër kompanitë më të shkëlqyera në shtetin Arab, e cila ushtron punën në ndërtimrari dhe zvillimin teknologjik të ndërtimtarisë.

Kompania e Kores Veriut KOLON e profesionalizuar në zhvillimin e inavacionit në industrinë e rëndë, energjetikës, automobilistik, bujqësi, mikrobiologjis dhe shumë më gjërë.

Kompania Turke GURIS me tradit shumë vjecare në sektoretet e infrastrukturës rrugor, në energjetikë gjithashtu edhe në sisteminin e hidrocentraleve, dhe mirëmbajtjen të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat