OJQ-të nga Maqedonia ndihmojnë fëmijët sirian

Maqedonia

OJQ-të nga Maqedonia ndihmojnë fëmijët sirian

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 21:39
Ilustrim

Jasmin Rexhepi nga organizata Legis që po ndihmon refugjatët sirian në Maqedoni thotë se ende po vazhdon misioni i tyre humanitar, që po zhvillohet nga muaji muaj në kaudër të javëve të solidarizimit.

“Para muajit të Ramazanit vendosëm që ta mbyllim aksionin për në Alepo dhe pasi të shohim se sa mjete janë mbledhur dhe bashkë me partnerët turk, planifikojmë të ndajmë pako si ndihmë humanitare për fëmijët në kampet e refugjatëve, kryesisht fëmijëve, që ti gëzojmë para festës së Bajramit”, tha Jasmin Rexhepi, “Legis”.

Sipas tij, gjithçka është transparente rreth ndihmave të grumbulluara dhe se çdo gjë shkon në vendin e duhur. Ai thotë s e organizata e tyre do të informojë në detaje për misionin e deritanishëm humanitar.

“Planifikojmë vizitë atje, dhe për këtë publiku do të jetë i informuar për mbarimin e aksionit tonë dhe rreth asaj se çfarë kemi bërë në terren atje, si një amanet i fundit për qytetarët tanë që kanë dhuruar mjete dhe ndihma tjera”, shtoi ai.

Përkrahja për fëmijët sirian po bëhet edhe në forma të tjera. Një aktivitet të tillë përkrahës e ka bërë Qendra për edukim dhe kulturë “Akabe” në Kalanë e Shkupit.

“Ne si qendër për edukim dhe kulturë “AKABE” e pamë si të arsyeshme me rastin e cila ndodhi me fëmijët sirianë dhe bombardimet në ALEPO, dhe në pamundësi që të ndihmojmë në materiale të ndihmojmë në aspektin moral. Dhe me fëmijët e kësaj qendre vendosëm të dalim në kalanë e qytetit dhe t’ju tregojmë njerëzve se edhe në vendin tonë ka njerëz që ndjejnë keqardhje dhe kështu t’iu japin porosi botës”, tha Saubi Zeqiri ,Qendra për edukim dhe kulturë.

Maqedonia ishte një nga shtetet nëpër të cilat kalonin refugjatët nga Siria nëpërmjet të ashtuquajturit shteg ballkanik. Në qendrat pranuese në Kumanovë dhe Gjevgjeli ende ka refugjatë sirian, por numri i tyre ende është i vogël

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat