Parlamenti Evropian do ta shqyrtojë raportin për avancimin e Maqedonisë drejt BE-së

Maqedonia

Parlamenti Evropian do ta shqyrtojë raportin për avancimin e Maqedonisë drejt BE-së

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 12:56
PE - Parlamenti Evropian

Parlamenti evropian në seancën e nesërme do t’i shqyrtojë raportet për avancimin e Maqedonisë, Serbisë dhe Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në projektin për Maqedoninë theksohet se Shkupi duhet ta vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe të ndërmarrë reforma vendimtare në sferat e sundimit të së drejtës, gjyqësorit, korrupsionit, të drejtave njerëzore, punëve të brendshme dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Euro deputetët të mërkurën do të votojnë për rezolutat e caktuara për avancimin e Serbisë dhe Kosovës, si dhe për situatën e Maqedonisë.

Përveç kësaj, Parlamenti evropian do të votojë edhe për ndryshimet ligjore për implementimin e qëllimeve për reduktimin e grimcave të gazrave të dëmshme deri në vitin 2030. Ndryshimet ligjore pritet që të ndihmojnë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta deri në vitin 2030 të BE-së për kufizim për 30% të gazrave të dëmshme në krahasim me nivelin prej vitit 2005.

Eurodeputetët të mërkurën do të diskutojnë edhe për çështjen e migrimit, sigurisë dhe mbrojtjes, me ndihmë të Këshillit evropian me 22 dhe 23 qershor. Në të njëjtën ditë me kryetarin e Komisionit evropian, Zhan Klod Junker ata do ta shqyrtojnë edhe çështjen për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat