Hahn: Janë të nevojshme reforma që të fitohet rekomandimi për bisedime

Maqedonia

Hahn: Janë të nevojshme reforma që të fitohet rekomandimi për bisedime

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 15:13
Johannes Hahn

Realizimi i rezultateve lidhur me plotësimin e Prioriteteve reformuese urgjente që KE i dërgoi Maqedonisë para dy viteve është kyçe për KE-në që ta zhbllokojë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Këtë sot në konferencë shtypi në Bruksel, të mbajtur një orë para takimit të tij me kryetarin e Qeverisë së RM-së, Zoran Zaevg e porositi eurokomisarin për negocita për zgjerim dhe politikë fqinje, Johannes Hahn, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

‘Por, tani, kjo është pjesë kryesore dhe do të jetë në fokus të diskutimit që sot do ta kem me Zaevin. Nevojitet fokusim në Prioritetet reformuese urgjente dhe publikoj se eksperti Reinhard Priebe, i cili në mënyrë origjinale u ul me një ekip të njerëzve edhe paraprakisht e shkroi a.q. ‘raport të Priebe-së’, ndërsa i cili është bazë për gjithçka, do ta vizitojë Shkupin në korrik që të fillojnë të gjitha aktivitetet dhe nismat dhe Qeveria të mbështetet. Këtë e them pasi që fillimisht duhet të udhëhiqet hap i qëndrueshëm ndaj zbatimi të Prioriteteve reformuese urgjente, të cilat janë kyçe për marrjen e rekomandimit pozitiv nga ana jonë. Vetëm zgjedhjet dhe formimi i Qeverisë nuk janë të mjaftueshme që të merret rekomandim, nevojiten edhe angazhime reformuese dhe kjo është diçka që mund të ndodh dhe të fillojë menjëherë, ndërsa në vjeshtë do ta kemi vlerësimin e parë’, porositi Hahn.

I pyetur për spekulimet e mëdha në opinionin e huaj se a është e mundur hyrja si ‘IRJM’ së shpejti në NATO dhe nëse në këtë rrugë mund të ndodh edhe fillimi i negociatave inkuadruese të vendit me BE-në, eurokomisari për negociata për zgjerim, theksoi se nuk dëshiron të spekulojë për këtë pas që është shumë herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat