Kush po i frikësohet ardhjës së Samir Memetit në ushtrues detyre në krye të komunës së Likovës?

Maqedonia

Kush po i frikësohet ardhjës së Samir Memetit në ushtrues detyre në krye të komunës së Likovës?

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 07:00
Samir Memeti

Me datë 19.06.2017 ditë e hanë mbahet seanca e këshillit komunal të komunës së Likovës ku do votohet për ushtruesin e detyrës deri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në bazë të informatave jo zyrtare që arritën në redaksin tonë kandidat më potencial dhe më i dëshirueshëm nga qytetarët është këshilltari Samir Memeti i cili me profesion është Profesor i lëndes së Historis në Shkollën e mesme “Ismet Jashari” Likove dhe arsimtar në shkollën fillore “Dituria” Likovë dhe njëherit është dhe personalitet i dëshirueshëm nga qytetarët e komunës së Likovës  është njohës i sistemëve juridiko-politike.

Por sa i përket biografis së  Samir Memetit dhe veprimtaris të tij ka qenë kontribues i madh i Komunes se Likovës, gjithashtu ka qenë pjes përbërse e  këshillit komunal të Likovës në vitin 2009 kur BDI nuk arriti të fitonte shumicën në Kuvendin e këshillit komunal, gjithashtu ka qenë zëri më kritik për të drejtat e qytetarëve të komunës së Likovës dhe është  ballafaquar me këshilltarët tjerë për të drejtat e qytetarëve dhe sfidat e tyre në fshatrat ku jetojn në të cilat me këto probleme është dashur të zgjidhen nga ana e Komunës së Likovës.

Por ka zëra se Samir Memeti nuk është person i dëshiruar nga krahu i ish Kryetarit të Komunës së Likovës Z.Sadulla Duraku por sa është e vërtet kjo mbetet të shihet në seancën që do të mbahet me datë 19.06.2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat