Carovska premton rritje të ndihmës sociale dhe zgjidhje për personat me nevoja të veçanta

Maqedonia

Carovska premton rritje të ndihmës sociale dhe zgjidhje për personat me nevoja të veçanta

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 14:59
Mila Carovska

Ministresha për Punë dhe Politika Sociale, Mila Carovska, ka deklaruar se LSDM-ja do të gjejë mënyra për të bërë pensione të qëndrueshme, si edhe të përputhen dy herë në vit me harxhimet për jetë.

Sipas saj, planifikohet rritja e ndihmës sociale në vitin që vjen, sipas linjës së varfërisë, pra 12 mijë denarë për një familje katëranëtarëshe. Ajo bëri të ditur se është duke u përgatitur një zgjidhje edhe për kërkesat e personave me nevoja të veçanta që protestojnë para Kuvendit.

Carovska bëri të ditur se i ka të njohura pesë këkresat e tyre dhe se do të shqyrtohen ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat