Maqedoni, ndihmë humanitare për Fitër Bajram

Maqedonia

Maqedoni, ndihmë humanitare për Fitër Bajram

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 15:28
Ndihma humanitare

Nën moton “Dashuri çdokuj, urrejtje asnjërit”, organizata “Ahmedija xhamad” në Maqedonia ka ndarë paketa humanitare me rastin e festës së Fitër bajramit. Gjithsej janë ndarë 450 paketa me ushqim në Berovë, Pehçevë, Vinicë dhe Koçani.

Daut Bajraktarov nga Pehçeva, anëtar i kësaj organizate që në Maqedonia ekziston që 20 vite, për AIM tha se ortanizata paketa të tilla ndan në dy festat më të mëdha të myslimanëve.

“Çdo vit ndajmë ndihma të tilla, nuk i ndajmë njerëzit sipas fesë, por dërgojmë mesazhin “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”. Ndarja tradicionale e paketave, shpresojmë se do të ndikojnë në kuptimin e mesazhit tonë”, tha Bajraktarov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat