OBRM-PDUKM: Janeva dhe PSP po shkelin ligjin

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Janeva dhe PSP po shkelin ligjin

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 17:18
PSP

OBRM-PDUKM-ja ka informacione se edhe përkundër përfundimit të mandatit, PSP-ja vazhdon me hetime dhe presione me çka e shkel ligjin. Me këtë është e qartë se PSP vepron se organizim komunal i LSDM-së”, tha në konferencë për shtyp Darko Kostovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tij, Katica Janeva nuk ka kompetenca të ndërmerr veprime të mëtejshme në procedurat hetimore dhe parahetimore, për rastet kur para 30 qershorit nuk është ngritur akuza.

“Neni 22 nga Ligji për prokurori publike për ndjekjen e krimit thotë: Prokurori publik i cili udhëheq me Prokurorinë Publike ka të drejtë të ngrit akuza në periudhë prej 18 muajve nga dita e fillimit me punë. Në pajtim me këtë ligj, Katica Janeva pas 30 qershorit, nuk ka të drejtë të hetojë dhe të ndjekë vepra penale për të cilat ka qenë kompetente me ligjin e sjellur”, tha Kostovski.

Ai shtoi se PSP-ja është e detyruar që gjitha materialet e paligjshme dhe pa përjashtim t’i zhdukë dhe shkatërrojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat