Reformat në drejtësi, ekspertët kërkojnë amnesti për disa të burgosur

Maqedonia

Reformat në drejtësi, ekspertët kërkojnë amnesti për disa të burgosur

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 16:39
Ilustrim

Këshilli i ekspertëve për reforma në drejtësi në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë kërkon që në Maqedoni të ketë amnisti për disa të burgosur, rigjykimi të disa rasteve gjyqësore si dhe tërheqje të ligjit për lustrim.

Sipas Avokatit të Popullit Ixhet Memeti i cili është edhe pjesë e këtij këshilli, miratimi i një ligji për hapjen e dosjeve të dëshmitarëve të mbrojtur do të zbardhte shumë raste të montuara.

“Çështja e ligjit për dëshmitarë të mbrojtur në Republikën e Maqedonisë ka lënë shumë dyshime dhe unë si avokat i popullit do të insistoj që këto çështje të hapen pasi që mendoj se ka shumë pasoja dhe shumë viktima dhe pas hapjes së tyre shumë çështje do të mund të sanohen. Kjo posaçërisht është në interes të popullatës shqiptare, pasi që shqiptarët më tepër kanë reaguar në procese gjyqësore që nuk kanë pasur transparence dhe dyshime”- ka thënë për Alsat-M, avokat i popullit Ixhet, Memeti.

Ndërsa sipas Memetit, kushtet e këqija në burgje dhe arritja e qëllimit të dënimit të disa nga të burgosurit do të ishte arsyeja e mjaftueshme për zbatimin e këtyre ndryshimeve.

“Qëllimi i dënimit nuk është vetëm represioni dhe ndëshkimi por edhe risocializimi apo kthimi i dënuarve në shoqëri. Ne sot i kemi burgjet që në vend të risocializojmë dhe parandalojnë krimin ata shndërrohen në qendra ku rekrutojnë kriminel dhe për ta arrit këtë qëllim unë jam i bindur dhe do të insistojë të miratohet ligj për amnisti pasi që ka raste që është arritur qëllimi i dënimit”- ka theksuar Ixhet Memeti.

Avokati i popullit Ixhet Memeti thotë se Këshilli për reforma në drejtësi do të propozojë që qeveria të miratojë këta ligje pasi që me ketë mënyrë shteti do të mund të përmirësojë gabimet nga e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat