Sulm me armë zjarri në Kërçovë, disa të plagosur

Maqedonia

Sulm me armë zjarri në Kërçovë, disa të plagosur

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 21:47
Ilustrim

Rreth orës 18:45, në Kërçovë ka ndodhur një incident me armë zjarri dhe siç informojnë nga MPB-ja janë plagosur tre persona.

Personi me iniciale A.A. (1959) sonte rreth orës 18:45 minuta në bulevardin ‘Liria’ ka takuar dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre. Të plagosurit A.A. (1977), D.A. (1959) dhe SH.D.(1963), që të tre janë nga Kërçova.

Personat me iniciale D.A. dhe A.A për shkak të lëndimeve serioze janë nisur për në klinikat e Shkupit, derisa SH.D. është ndalur për kurim në spitalin e Kërçovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat