Gruevski nga Probishtipi: As kërcënimet nuk do të na ndalojnë

Maqedonia

Gruevski nga Probishtipi: As kërcënimet nuk do të na ndalojnë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 21:07
Nikolla Gruevski

Populli ynë dëshiron që problemet të zgjidhen, dëshiron që qytetet e tyre të zhvillohen, të ketë më pak të papunë, paga më të larta, arsim më cilësor, spitale më të mira porositi lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, nga Probishtipi.

Sipas tij pushteti është në panik sepse e din se ne do të fitojmë. “Asnjë kërcënim nuk do të na detyrojë të gjunjëzohemi. Të gjithë ne së bashku jemi në Maqedoni, LSD nuk do të sjell asgjë të mirë për askënd.

Ata mundet vetëm të mbyllin vende pune, ti zvogëlojnë të hyrat” deklaroi Gruevski. Ata mund të sjellin  pasiguri për të ardhmen e fëmijëve tanë, ata janë pengesë për një arsim më cilësor, pengesë për shërbime më të mira në shëndetësi, ata janë pengesë për më shumë vende pune, për rritjen ekonomike dhe zhvillim të vendit. Ai, theksoi se politika e VMRO rrjedh nga projektet dhe zgjidhjet, për dallim  nga ajo e LSDM sikurse tha ai bazohet në fjalë boshe. Zgjidhja e projekteve e formojnë politikën tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat