Besa vazhdoi fushatën në Komunën e Sarajit

Maqedonia

Besa vazhdoi fushatën në Komunën e Sarajit

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:32
Besa

Kandidati i Lëvizjes Besa për komunë e Sarajit, Bashkim Bakiu sërish ka vazhduar me fushatën parazgjedhore pas kërcënimeve që mori ditë më parë për ndërprerjen e së njejtës.

Bakiu sot qëndroi në Saraj ku para banorëve shpalosi programin zgjedhor duke shtuar se përkrahja e këtyre të fundit shtohet nga dita në ditë. Bakiu u premtoi banorëve se me zgjedhjen e tij për kryetar komune do të ngrit cilësinë dhe infrastrukturën në arsim dhe do të shfrytëzoj në maksimum pasuritë natyrore që i takojnë Komunës së Sarajit.

Përkrahja jonë edhe më tej shtohet dhe tani, sot e dëshmojmë dhe do ta dëshmojmë se qytetarët, banorët ne të gjitha vendbanimet e komunës së Sarajit na pranojnë edhe në shtëpitë e tyre, e dëgjojnë programin tonë, dmth ne ai kërcënim na bëri vetëm më të fortë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat