Propozim-ligji për amnisti kalon leximin e parë, pritet të përfitojnë qindra të burgosur në Maqedoni

Maqedonia

Propozim-ligji për amnisti kalon leximin e parë, pritet të përfitojnë qindra të burgosur në Maqedoni

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 23:32
Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive sot e miratuan Propozim-ligjin për amnisti në lexim të parë, ndërsa i pranuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e disa ligjeve që kanë të bëjnë me administratën.

Me Propozim-ligjin për amnisti përfshihen një grup personash të dënuar me burg deri në gashtë muaj gjegjësisht të cilët kanë bërë vepra të lehta penale, ndërsa për të burgosurit e tjerë është paraparë ulje e dënimit të përgjithshëm për 30 për qind përveç për vepra të cilat janë përjashtuar nga amnistia.

Me tekstin e propozuar të ligjit, siç sqaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, nuk parashihet amnisti për persona e dënuar me burg të përjetshëm, si dhe për autorë të vrasjeve, për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor për vepra penale kundër shtetit, kundër rendit publik dhe për vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Me këtë Ligj pritet të lirohen nga vuajtja e dënimit afër 670 perona të dënuar me burg deri në gjashtë muaj, ndërsa 3.907 do t’ju ulet dënimi për 30 për qind.

Në leximin e mëtutjeshëm janë dhënë edhe ndryshimet e Ligjit për nëpunësit administrativ, të Ligjit për inspektim administrativ, të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese dhe të Ligjit për material të arkivit.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damajn Mançevski tha se në Ligjin për nëpunësit administrativ bëhen ndryshime të vogla, por paralajmëroi se në muajin janar të vitit të ardhshëm do të publikohet edhe një version i Strategjisë për administratën publike dhe se deri në fund të vitit të ardhshëm sipas një debati të gjerë do të mund të priten edhe ndryshime tjera të ligjeve për administratë.

Njëri prej ndryshimeve ka të bëjë me heqjen e kërkesës për certifikata për gjuhët e huaja që duhet t’i posedojnë të punësuarit në administratën shtetërore.

Shteti, siç theksoi Mançevski, do të organizojë testime adekuate për të punësuarit në administratë, duke theksuar se vlerësimi i administratës do të mbetet, por hiqen dënimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat